Gjukanoviç shpërndan parlamentin, Mali i Zi drejt zgjedhjeve të parakohshme në fund të majit

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, shpërndau parlamentin vetëm tre dite para zgjedhjeve presidenciale ku ai rikandidon. Qytetarët pritet të shkojnë në zgjedhje të parakohshme pasi vendi nuk arriti të zgjedhë një qeveri pas rrëzimit të Abazoviç.

Gjukanoviç shpërndan parlamentin, Mali i Zi drejt zgjedhjeve

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Parlamentit të Malit të Zi.

Pas shpërndarjes së Kuvendit, zgjedhjet mund të mbahen më së shpejti për 60 ditë dhe jo me vone se 100 ditë, që nga përllogaritjet qytetarët i drejtohen kutive të votimit në fund të majit ose në fillim të qershorit.

Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit vjen tre ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, në të cilat garon edhe Gjukanoviçi.

Qeveria aktuale e Dritan Abazoviçit para shtatë muajsh u rrëzua nga një mocion mosbesimi. 

Abazoviç ra pasi  nënshkroi Marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe.  

Kujtojmë se mandati i Miodrag Lekiç skadoi  të enjten për formimin e qeverisë së 44-të. 

Ai njoftoi drejtuesit e mazhorancës parlamentare se nuk ka shumicën e nevojshme për një kabinet të ri, pasi i mungojnë tre vota nga deputetët e Lëvizjes Qytetare URA.

Lekiçit iu dha mandati pasi parlamenti miratoi ndryshimet në Ligjin për Presidentin.

Nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë së atij akti është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Gjukanoviç shpërndan parlamentin, Mali i Zi drejt zgjedhjeve

EMISIONET