Presidenti i Finlandës uron presidenten Osmani për 17-vjetorin e pavarësisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, në kuadër të festimeve të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e tij, Presidenti Stubb shprehu urimet më të sinqerta për lideren e Kosovës dhe popullin e saj, duke u dëshiruar atyre prosperitet dhe mirëqenie.
Ai gjithashtu theksoi angazhimin e Finlandës për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe u shpreh për rëndësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve, veçanërisht në çështjet e politikës ndërkombëtare.
LETRA NGA FINLANDA