Presidenti Begaj tregon pse nuk pati takim me Abdixhikun e LDK-së

Presidenti Begaj tregon pse nuk pati takim me Abdixhikun e LDK-së

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka treguar pse dështoi takimi mes tij dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në një intervistë për RTK në mbyllje të vizitës dyditore në Kosovë, Begaj tha se takimet ishin paraparë të mbaheshin në tempullin e demokracisë në Kuvendin e Kosovës, dhe se ftesat ishin dërguar që të tre liderët e partive opozitare të ishin të pranishme bashkërisht në takim.

“Këtë kisha qëllim, por fatkeqësisht nuk arrita, LDK në përgjigjen e saj ka thënë se do të isha i mirëpritur në zyrat e tyre. Doja të bisedonin bashkë, si vëllau më vllanë, dhe ftesa ime ishte e sinqertë për të gjithë, dhe doja që cdo takim dhe diskutim të bëhej në nivelin që i takon presidentit të republikës”, tha Begaj.

Duke shprehur kënaqësinë e tij për vizitën e parë shtetërore në Republikën ë Kosovës, që nga nominimi i tij si president i Shqipërisë, ai përmendi traditën pozitive që kanë vënë paraardhësit në krijimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes të dyja vendeve.

Teksa përmendi ngjarjet e lavdishme të popullit tonë, ai vuri theksin Lidhjen e Prizrenit, ku, sipas tij, është një nga ngjarjet më të rëndësishme që ka lënë gjurmë në historinë tonë.

"Vizita ime këtu në Shtëpinë e Lidhjes është një mesazh për ne dhe për të ardhmen e komit tonë, që ne duhet të jemi të bashkuar për interesin kombëtar”, theksoi presidenti Begaj.

EMISIONET