Prag negociatash për paqe/ Bilalli: Takimi në Riad ka rëndësi të veçantë për të gjithë Europën
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka bërë të ditur se takimi i delegacionit amerikan me atë rus në Riad të Arabisë Saudite, ka përfunduar pas mbi katër orësh.
Një zëdhënës i DASH-it ka thënë se palët janë pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin në çështje të interesit të përbashkët gjeopolitik, për mundësi ekonomike dhe mundësi për investime, që dalin nga dhënia fund e luftës së Moskës në Ukrainë.
Yuri Ushakov, këshilltari për politikë të jashtme i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë të martën se takimi ka qenë i sukseshëm.
Ushakov ka thënë se palët janë pajtuar për kushtet e një takimi mes Putinit dhe presidentit amerikan, Donald Trump.
Ai ka thënë se një takim mes dy liderëve nuk ka mundësi të zhvillohet javën tjetër, dhe se nuk ekziston një datë konkrete për takimin.
Sipas tij, dy palët do t’i formojnë ekipet e tyre negociatore për të pasur kontakt në kohën e duhur.
Për të folur më shumë për këtë temë, i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News', nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte Lutfi Bilalli, njojhës i gjeopolitikës dhe ish-diplomat.
" Takimi në Riad ka rëndësi të veçantë për të gjithë Europën, por me një ngushëllim jo të mirë.
Mendoj se tre pikat që të arrihet armëpushimi, të shkohet në zgjedhje, arritja marrëveshjes paqësore, janë kornizat e asaj që në fokusin e parë.
Është interesante që në delegacionet e këtyre palëve kemi këshilltarët e sigurisë dhe politikës së jashtme dhe të ekonomisë", u shpreh Bilalli.