Policia e Kosovës vijon aksionin në veri, zbulon armatime në dy vendndodhje
Policia e Kosovës ka zhvilluar edhe bastisje në veri të vendit ku ka gjetur sërish armë.
Zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, tha se s’mund të japë shumë detaje deri në verifikim të detajeve, sipas raportimit të mediave në Kosovë.
“Policia ka bërë bastisje në dy vende. Në njërin ende bastisja nuk ka përfunduar. Pas verifikimeve të nevojshme ju njoftojmë me të gjeturat”, u shpreh ai.
Ai ka shtuar se “ka gjetje të armëve, por që për sasinë e tyre dhe për detaje të tjera mund të flasim më vonë për shkak që ende nuk janë verifikuar”.
Today, more explosives, weapons & ammo were confiscated once again in the north thanks to our vigilant security forces & the increased cooperation with our citizens in the north. Destabilizing threats from Belgrade will be countered with law and order ???????? pic.twitter.com/jXUZ3dvjRB
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) June 14, 2024