“Po luftojmë prej 20 vitesh pas luftës për mbijetesë në Preshëvë”, Arifi: Na ka neglizhuar Prishtinë dhe Tirana

Do të ketë një regjistrim të qytetarëve në Sebi dhe në Luginën e Preshëvës.

Shqiprim Arifi kreu i komunës së Preshëvës në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Sebastian Zonja tha se ky proces është shumë i rëndësishëm pasi po luftojnë në mënyrë të përditshme që 20 vite pas luftës për mbijetesë.

Shqiprim Arifi: Ky proces është i rëndësishëm. Po luftojmë në mënyrë të përditshme që 20 vite pas luftës për mbijetesë. Jemi në masën e pasivizimit të adresave të cilën Serbia është duke e realizuar që nga viti 2011. Jemi të angazhuar të arrijmë një numër sa më të madh të regjistrimit. Është nga fazat më me rëndësi që po kalojmë.

Arifi  foli dhe rreth mënyrës që ndjek pushteti serb për pasivizimin e adresave.

Shqiprim Arifi: Është vetëm një mënyrë. Kanë një bazë ligjore me të cilin realizojnë pasivizimin. Nga 2011 ka filluar në komunën e Metvegjës. Në komu ën e Metvegjës sot kemi një situatë që i kemi 6 mijë shqiptarë më pak. Policia shkon në shtëpi, lajmëron Ministrinë e Brendshme që nuk jeton personi në shtëpi dhe më pas lajmërohet komuna dhe ata të çrregjistrojnë nga regjistri civil. Më pas ti  nuk mund të kërkosh shërbime si leje e pronës, mundësi për ndërtim, çertefikata të ndryshme dhe deri në momentin që nuk ke të drejtë të votosh. Në këtë mënyrë Serbia bën një spastrim etnik burokratik ndaj minoritetit të tyre i cili është shqiptar.

Sa i përket përkrahjes nga Prishina dhe Tirana Arifi thotë se ka qenë inekzistent.

Shqiprim Arifi: Nuk ka pasur asnjë reagim. Askush nuk ka lobuar në forume ndërkombëtare për çështjen tonë. Na ka neglizhuar dhe Prishtinë dhe Tirana. Vetëm me kontaktet tona me eurodeputet të ndryshëm në Parlamentin Europian kryesisht gjermonofolës kemi arrit të kemi një rezolutë në BE që dënon pasivizimin e shqiptarëve në Serbi. Shqipëria kanë dështuar politikisht dhe kombëtarisht në luginën e Preshevës.

EMISIONET