Plaka: Zhvillimet për veriun e Kosovës pozitive, pala ndërkombëtare i ka përshtatur kërkesat
Në një intervistë për RTV Ora, studiuesi Armand Plaka u shpreh se zhvillimet në veri të Kosovës janë dinamike dhe reagimet janë në bllok dhe drejt një kahu pozitiv.
Ai tha se në një sens klasik Kurti ka mbajtur qëndrime të drejta, por mos koordinimi me SHBA-të dhe QUINT-in do të duhej të ishte ku Kurti duhet të korrigjohet.
Plaka: Zhvillimet janë dinamike dhe reagimet janë në bllok dhe drejt një kahu pozitiv. Deklaratat e Kurtit dhe atyre të BE-së e SHBA-ve janë shumë shpresë për zhvillime pozitive. Ajo që ndodhi ishte një gabim teknik më shumë dhe le të shkojmë drejt një zgjidhjeje. Edhe presioni ndaj Serbisë ka qenë në rritje dhe do të kemi një zgjidhje të momentit për të parë një zgjidhje me afatgjatë.
Në një sens klasik Kurti ka mbajtur qëndrime të drejta, por mos koordinimi me SHBA-të dhe QUINT-in do të duhej të ishte ku Kurti duhet të korrigjohet. Gjërat kanë evoluar prej një jave dhe kemi një reflektim të Kurtit, ndërsa pala ndërkombëtare i ka përshtatur kërkesat e tyre dhe pikat janë në të dyja kahet.