Përplasja në Tiranë, Kurti: Serbia të distancohet nga regjimi i Millosheviçit; Bërnabiç: S'jemi të barabartë

Përplasja në Tiranë, Kurti: Serbia të distancohet nga

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç tha sot se takimi i Samitit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë ishte më i vështirë nga sa priste, duke deklaruar se ishte më shumë një hyrje në ngjarjet e ardhshme përfshirë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, sesa çështjet rajonale.

Bërnabiç u tha gazetarëve se ajo u përpoq të përqendrohej në rezultate të mira dhe bashkëpunimin në rajon dhe se "dikush tjetër" e transferoi bisedën në fushën e politikës.

"Por nëse doni të flisni për politikë, atëherë ne jemi këtu për të thënë faktet, por gjithashtu bashkëpunimi është i rëndësishëm" - tha Bërnabiç.

E pyetur nëse ajo foli me Albin Kurtin para takimit, kryeministrja tha se shkëmbimi i mendimeve u zhvillua në vetë takimin.

"Ka pasur një shkëmbim mendimesh në vetë takimin, ka pasur disa provokime, por ai ka marrë një përgjigje adekuate. Unë thashë që ne nuk jemi partnerë të barabartë dhe se ka një ndryshim të madh".

Kur u pyet se cilat ishin ato ide dhe cila ishte përgjigjja, Kryeministrja tha se nuk ishte e drejtë të fliste për atë çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura, por sqaroi se:

"Ai insiston që gjithçka të nisë prej tij dhe kësaj administratës së re, në kuadër të ‘institucioneve të përkohshme’ në Prishtinë. Sipas kësaj [ideje], nuk mund të shkojë më kështu, porse tani do të kemi një format krejtësisht të ri [të bisedimeve], në bazë të të cilit ne jemi partnerë të barabartë. Unë kam thënë se kjo është e pamundur, sepse nuk jemi partnerë të barabartë, kemi dallim të madh. Ne jemi shtet sovran i pranuar ndërkombëtarisht, ata nuk janë. Por, është e rëndësishme që këto gjëra të lihen për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Bërnabiç.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sqaroi më herët se përplasja në Samit ndodhi për shkak  se Bërnabiç “nuk dëshironte të pranonte që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran”.

“Unë theksova që Serbia do të duhej të shkëputej duke u distancuar nga regjimi i Millosheviçit dhe trashëgimia e tij. Njohja e pavarësisë së Kosovës është e vlefshme edhe për vetë Serbinë, që në këtë mënyrë mban veten peng. Kosova e ka shpallur prej 13 vjetësh pavarësinë nga Serbia. Është koha e fundit që Serbia të shpallë pavarësinë nga Kosova”, tha Kurti.

Përplasja në Tiranë, Kurti: Serbia të distancohet nga

EMISIONET