Përballja e papritur, Kurti-Vuçiç/ Bytyçi: Nuk pres finalizim të ndonjë marrëveshjeje të re

Njohësi i politikës ndërkombëtare, Seb Bytyçi në një intervistë në Ora News u shpreh se në takimin mes Kurtit dhe Vuçiç nuk pret ndonjë finalizim të ndonjë marrëveshjeje të re.

Bytyçi: Nuk pres ndonjë finalizim të ndonjë marrëveshje të re.

Siç dihet diskutimet për planin e zbatimit të marrëveshjes Bruksel-Ohër kishin përfunduar pa sukses dhe pas asaj ndodhi sulmi terrorist i sponzorizuar nga Serbia në veri të Kosovës dhe që nga atëherë nuk ka pasur takime.

Është mund të themi një dritare e shkurtër e mundësisë deri në zgjedhjet e ardhshme në SHBA që pas përfundimit të zgjedhjeve evropiane të ketë një ringjallje të aktivitetit në dialog.

Me shpresë se mund të bëhet përparim në planin e implementimit, është edhe në interesin e Kosovës që të ketë një pajtim për planin e implementimit  

EMISIONET