PDK në ditët e fundit të fushatës, Pajaziti: Ndryshimi ndihet! Po zhvillojmë një fushatë të kujdesshme!

PDK në ditët e fundit të fushatës, Pajaziti: Ndryshimi

Zenun Pajiziti, anëtari i Kryesie i PDK-së, njëherësh kandidat për deputet dhe ish-ministër i Brendshëm në Kosovë, në një lidhje me skype për studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se forca ku ai bën pjesë po zhvillon një fushatë të kujdesshme dhe të përqëndruar.

“Fushata në fakt ka disa muaj q ëka nisur, dhe tashmë kur jemi shumë pranë zgjedhjeve ndihet një frymë ndryshimi. PDK-ja po zhvillon një fushatë të kujdesshme.

Qeveria aktuale në ikje i ka ikur debatit publik plotësisht, ndërsa ne si forcë jemi përqendruar tek politika e rritjes së pagave dhe pensioneve, po ashtu të prezantimit të politikave ekonomike. Pra kanë qenë ditë të ngarkuar duke hartuar një program të mirëfilltë qeverisës.

Të jeni të sigurt se ndryshimi do të ndodhë në këto zgjedhje, pasi kemi pasur dhe rritje enorme të çmimeve në vend, ndërsa nuk është parë asnjë rritje e pagave”, u shpreh ndër të tjera Zenun Pajaziti.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME POLITIKANIN KOSOVAR ZENUN PARAZITI NË “ORA NEWS”

EMISIONET