Patriarku serb hyri pa kontroll, jep dorëheqjen kreu i policisë kufitare në Malin e Zi

Patriarku serb hyri pa kontroll, jep dorëheqjen kreu i policisë

Shefi i Policisë Kufitare të Malit të Zi, Vasko Akoviq, ka dhënë dorëheqjen për shkak se Patriarku Porfirje ka hyrë në vend pa kontroll dhe të dhëna.

Patriarku serb hyri ditën e djeshme në territorin e Malit të Zi për të firmosur marrëveshjen me kryeministrin e vendit Dritan Abazoviç.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Lajmi është konfirmuar edhe nga Miodrag Vllahoviq, kryetar i Komitetit Malazez të Helsinkit, i cili ka shprehur respektin e tij për Akoviqin, për vendimin e marrë.

“Kreu rajonal i policisë kufitare Vasko Akoviq ka dhënë sot dorëheqjen nga ajo detyrë për shkak se patriarku i Kishës së Serbisë, Porfirije Periq, ka hyrë dhe ka dalë në Mal të Zi me një delegacion të plotë, pa asnjë kontroll dhe regjistrim. Respekt i madh për këtë njeri," ka shkruar ai, raporton media malazeze.

Ditën e djeshme, kryeministri malazez Dritan Abazovic dhe patriarku Porfirije nënshkruan papritur Marrëveshjen Themelore midis qeverisë dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Firmosja solli një zhurmë të madhe mediatike, teksa përfaqësues të politikës, përfshirë dhe presidentin e vendit, dolën kundër duke kërkuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë Abazoviç.

EMISIONET