Pas aksidentimit nga shqiptari, studentja fatkeqe greke u grabit teksa ishte e mbuluar me gjak në asfalt

Pas aksidentimit nga shqiptari, studentja fatkeqe greke u grabit teksa ishte e

Të dhënat e reja që kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentimin e 21-vjeçares greke në Selanik, e cila ndërroi jetë më pas në spital.

Sipas avokatit të familjes së saj, 21-vjeçarja ndërsa ishte e mbuluar me gjak në asfalt dikush shfrytëzoi situatën për ti grabitur portofolin me 1500 euro.

Paraditen e së martës familja e studentes 21-vjeçare ka kaluar pragun e hetuesit të 5-të të zakonshëm të Selanikut, i cili po trajton çështjen.

E shoqëruar nga një avokat, familja erdhi në zyrën e hetimit për të bërë një deklaratë në mbështetje të akuzës ndaj shoferit shqiptar 26-vjeçar dhe të dashurës së tij greke, 19-vjeçare, e cila ishte pasagjere në mjet në momentin e ngjarjes.

Ata kërkuan falje para hetuesisë të hënën dhe me marrëveshjen e arritur, 26-vjeçarit me origjinë shqiptare i është caktuar masa e paraburgimit dhe ka shkuar në burg, ndërsa pasagjerja u lirua me kushtin e moslargimit nga vendi.

EMISIONET