Pamjet që shokuan opinionin në Serbi, nëna rreh brutalisht fëmijët e mitur sepse e zgjuan nga gjumi

Pamjet që shokuan opinionin në Serbi, nëna rreh brutalisht

Një 32-vjeçar nga Leskovci i Serbisë, u trondit  kur një muaj më parë pa filmimet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e tij, ku gruaja e tij 29-vjeçare, rreh brutalisht djalin e tyre 4-vjeçar dhe vajzën 6-vjeçare.

Nëna e fëmijëve fillimisht fillon t'u bërtasë fëmijëve dhe më pas fillon t'i godasë në kokë duke i shtyrë. Djali përplas kokën pas murit.

Më pas, ajo i vërsulet vajzës të cilën vazhdimisht e fyen me fjalë të rënda. Megjithatë nuk dihet nëse “terrori” mbi fëmijët përfundon aty, pasi gruaja largohet nga dhoma.

Ajo çfarë tmerroi më shumë opinionin, ishte se gjithçka ndodhi pasi fëmijët i kishin prishur gjumin të ëmës. Babai ka bërë menjëherë padinë për divorc dhe ka denoncuar dhunën në polici.

Pamjet që shokuan opinionin në Serbi, nëna rreh brutalisht

EMISIONET