Pamje të rënda/ Burri në sy të fëmijës rreh me grushta gruan në supermarket në Prishtinë. I kishte zënë rrugën

Pamje të rënda/ Burri në sy të fëmijës rreh me

Një video ku duket sesi një burrë rreh me grushta një grua pasi ajo i zuri rrugën e karrocës në supermarket po qarkullon në rrjete sociale.

Video është shpërndarë nga portali “Sinjali” i cili raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një supermarket në Prishtinë.

Nga videoja duket se burri së bashku me dy fëmijët e gruan e tij po bënin pazar, por gruaja nuk po i lironte rrugën. Nga ajo që duket në video fillimisht ka pasur një sherr verbal mes gruas dhe burrit më pas ka vijuar me shtyrje karrocash drejt njëri tjetrin.

Bashkëshortja e burrit ka ndërhyrë për ti ndarë. Në një moment u duk sikur gjithcka u mbyll por burri kthehet dhe e godet disa herë gruan me grushte në sy të djalit dhe bashkëshortes së tij. Kjo e fundit arrin ta largojë më pas bashkëshortin.

EMISIONET