PAMJE/ Dhu*noi me grushte 12-vjeçarin dhe videon e publikoi në TikTok, i mituri shqiptar arrestohet bashkë me babain

PAMJE/ Dhu*noi me grushte 12-vjeçarin dhe videon e publikoi në

Autoritetet greke kanë arrestuar një 14-vjeçar shqiptar, për pjesëmarrje në rrahjen e një 12-vjeçari në Halkidiki.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik pas publikimit të videove që tregojnë momentet e sulmit, ku i mituri goditet nga një tjetër i mitur, ndërsa shokët e tij qeshin dhe duartrokasin.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një shkolle në Pefkohor, ku 12-vjeçari u sulmua në dy raste të ndryshme. Në rastin e parë, ai u godit nga një 13-vjeçar dhe një nxënës tjetër që ndërhyri për ta shpëtuar. Megjithatë, disa ditë më vonë, pas vizitës së prindërve në shkollë për të kërkuar ndihmë, ai u rrah sërish nga i njëjti grup nxënësish, të cilët e quajtën “frikacak” për informimin e prindërve dhe mësuesve.

Babai i 12-vjeçarit deklaroi se djali i tij është viktimë e bullizmit sistematik nga një grup fëmijësh më të mëdhenj dhe se sulmet janë regjistruar në video për t’u publikuar në platforma si TikTok. Ai ka bërë denoncim për të ndaluar këto veprime, duke theksuar se çdo fëmijë mund të bëhet viktimë e këtij grupi.

Pas arrestimit të 14-vjeçarit shqiptar, policia ka vënë në pranga edhe babain e tij 40-vjeçar, për shkak të neglizhencës në mbikëqyrjen e djalit. Të dy ata janë liruar me urdhër të prokurorit, ndërsa ngjarja vazhdon të hetohet.

Prindërit e 12-vjeçarit kanë shprehur shqetësimin se ngjarjet e tilla mund të ndodhin përsëri, jo vetëm ndaj djalit të tyre, por edhe ndaj nxënësve të tjerë. Ata kërkojnë masa të rrepta për të ndaluar bullizmin në shkolla dhe për të siguruar një ambient të sigurt për fëmijët.

EMISIONET