Pakti Prishtinë-Beograd, Kraki: Jemi duke asistuar në një ndryshim gradual, shpresojmë që Serbia të njohë Kosovën

Analisti, Nezir Kraki në një intervistë në Ora News foli për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe për marrëveshjen e nënshkruar mes tyre për energjinë elektrike. Kraki u shpreh se jemi duke asistuar në një ndryshim gradual.

‘’Kjo është një hap drejt asaj që unë kam muaj që e quaj rikthim e Kosovës në Veri dhe kosovarizimin e asaj në kuptimin e shtetësisë e asaj pjese të Kosovës.

Kemi parë që janë mijëra makina të qytetarëve serb që kanë konvertuar tabelat e regjistrimit. Jemi duke asistuar në një ndryshim gradual por të sigurtë.

Një gjendje e re ku gradualisht hallkat e shtetit të Kosovës, po futen gjithandej, dhe jeta e qytetarëve serb në veri të Kosovës po lidhet gjithnjë e më shumë me Republikën e Kosovës. Shpresojmë që Serbia të njohë Kosovën’’, tha ndër të tjera Kraki.

EMISIONET