Osmani në Turqi takon Erdoganin, diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi.
Osmani të premten është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Sot në Stamboll, takova Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. E falenderova për mbështetjen e fuqishme për Kosovën, përfshirë në periudha të rënda e sfiduese për ne, si dhe e informova për zhvillimet e fundit në vendit tonë. Do të vazhdojmë të punojmë afër në mënyrë që ta rrisim bashkëpunimin mes vendeve tona e popujve tanë”, shkruan Osmani.