Osmani mesazh Putinit: Do të dështosh në destabilizimin e Ballkanit përmes satelitit tënd Serbia

Osmani mesazh Putinit: Do të dështosh në destabilizimin e


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë Serbia dhe Rusia janë të interesuara që të kthejnë tensionet në Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për BBC Newsnight, Osmani ka theksuar se Kosova nuk do të bie pre e këtyre provokimeve.

Ne nuk do të biem pre e këtyre provokimeve. Së dyti, ne kurrë nuk do t’i nxisim këto provokime. Së treti, ne do të punojmë së bashku me partnerët tanë që në Kosovë të mos ndodh skenari që sapo përshkruat ju”,ka thënë Osmani, pasi është pyetur “A nuk ka rrezik që Kosova të bëhet një lloj viktime e luftës në Ukrainë?”.

Cili është mesazhi pë Vladimir Putin

“Ai do të dështojë, ai do të dështojë në Ukrainë, dhe do të dështojë absolutisht në qëllimet e tij kur bëhet fjale për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor përmes satelitit të tij, Serbisë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Dhe unë dua t’i siguroj të gjithë qytetarët tanë, veçanërisht qytetarët tanë serbë, se ne të gjithë po punojnë që të gjithë të ndihen të barabartë, të integruar në shoqërinë tonë si dhe në institucionet tona. Dhe askush nuk duhet të bie pre e propagandës ruse dhe serbe”,ka thënë Osmani.

A ka një rrezik real për përshkallëzimin e situatës

"Kosova nuk ka kontribuar dhe nuk do të kontribuojë kurrë në përshkallëzimin e situatës por duhet të kuptojmë se kemi një fqinj, Serbia që është plotësisht e kontrolluar nga Rusia" tha Osmani

A po e përshkallëzojnë tensionin akuzat?

Vjosa Osmani: “Nuk janë akuzat tona që po e përshkallëzojnë tensionin janë veprimet e tyre që po përshkallëzojnë tensionin. Janë veprimet e tyre që po përshkallëzojnë situatën dhe po krijojnë tensione"

A nuk do të ishte më mirë që të shtyni zbatimin e reciprocitetin edhe më gjatë që të vijojnë diskutimet.

Vjosa Osmani: "Ne po flasim prej 12 vitesh dhe Kosova ka qenë ana konstruktive. Nuk kemi ikur nga tavolina e dialogut, po respektojmë marrëveshjet që janë firmosur në Bruksel"

EMISIONET