Osmani dhe Starmer diskutojnë bashkëpunimin për sigurinë dhe mbrojtjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2024, 15:35
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer me të cilin kanë diskutuar marrëveshjen e fundit për emigracionin mes dy vendeve tona, si dhe bashkëpunimin për sigurinë dhe mbrojtjen.
Këto janë diskutuar gjatë vizitës që po bën Osmani në Budapest. “Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Mbretërës së Bashkuar për Kosovën”, ka shkruar Vjosa Osmani.