Operacion i madh për të shpëtuar 38 emigrantë, mes tyre 9 gra dhe 7 fëmijë

Operacion i madh për të shpëtuar 38 emigrantë, mes tyre 9

Një operacion i madh shpëtimi i 38 emigrantëve u krye në zonën e Lavarës në Evros nga ELAS me asistencën e agjencive të tjera shtetërore. 

Emigrantët u gjetën pas informacioneve të reja dhe kërkimeve të shumta në një ishull, 4 kilometra në jug, nga koordinatat jashtë territorit grek që ishte shpallur si vendndodhja fillestare ditë më parë. 

Sipas informacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve, emigrantët kishin me vete një gomone.

Grupi i emigrantëve, të cilët sipas deklaratës së tyre janë nga Siria, përbëhet nga 22 burra, 9 gra dhe 7 fëmijë, ndërsa një nga gratë është shtatzënë. 

Të gjithë emigrantët u dërguan në një vend strehimi të përkohshëm.

EMISIONET