Open Balkan/ Tre vendet japin nesër vendimin për pjesmarrjen ose jo në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Open Balkan/ Tre vendet japin nesër vendimin për pjesmarrjen ose jo

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka patur një bisedë telefonike me kryeministrin Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut Kovacevksi për samitin e ardhshëm BE-ballkani perëndimor në Bruksel.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Vuçiç ka deklaruar në llogarinë e tij në Instagram se tre liderët kanë rënë dakord që pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët e tyre, nesër në mesditë të shpallin vendimin nëse do të marrin pjesë në samitin  BE-Ballkani Perëndimor në 23 qershor.

Open Balkan/ Tre vendet japin nesër vendimin për pjesmarrjen ose jo

Një njoftim të tillë e ka bërë dhe kryeminstri i Maqedonisë së Veriut Kovaçevski.

Ai  ka njoftuar sot në profilin e tij në Facebook se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe homologun e tij shqiptar, Edi Rama, për samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.

"Nesër jepet vendimi për pjesëmarrje në samitin në Bruksel."

EMISIONET