LUFTË NË KOSOVË/ Sulmohet me armë rajoni, një polic i vrarë dhe 1 i plagosur, agresorët futen në Manastir

LUFTË NË KOSOVË/ Sulmohet me armë rajoni, një polic i

Një ngjarje e rëndë raportohet sërish në veri të Kosovës, ku një polic thuhet se është vrarë.

Lajmi konfirmohet nga vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili thekson se gjatë natës, në fshatin Banjska të Leposaviqit, është sulmuar policia e Kosovës, ku për pasojë ka humbur jetën një efektiv dhe është plagosur një tjetër.

 Persona të maskuar i kanë bllokuar rrugën makinës së Policisë në Mitrovicë- Leposaviç me dy kamionë dhe më pas kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre.  Për pasojë, mbeti i vdekur polici Bunjaku dhe një tjetër është plagosur.

Personat e armatosur që vranë policin janë futur në një manastir në Banjska të Leposaviçit, dhe po shkëmbehet zjarr mes tyre dhe policisë. Vazhdojnë sulmet ndaj Policisë së Kosovës, qëllohet stacioni policor në Leposaviq.

Autorët e sulmit vazhdojnë të qëndrojnë ende në Manastirin e Banjska me mjete të blinduara, ndërkohë që kanë qëlluar dhe ndaj stacionit policor në Leposaviq.

 

 

 

 

EMISIONET