Humbi zgjedhjet, Zoran Zaev jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe i kryetarit të LSDM-së

Humbi zgjedhjet, Zoran Zaev jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe i

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen.

Ky vendim i tij ka ardhur pasi ka humbur zgjedhjet në një dalje për mediat ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti i Kryeministrit dhe nga kryetari si kryetar i LSDM-së.

“I përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së

Do të qëndroj ende këtu për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ka ekziston dhe mund të rritet. Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së dhe pjesë e popullit tonë”, është shprehur Zaev.

Po ashtu ai falenderoi të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje.Kujtojmë se partia opozitare, VMRO-DPMNE shpalli fitoren në shumicën e komunave në balotazhin për zgjedhjet lokale që u mbajt të dielën në Maqedoninë e Veriut. 

 

EMISIONET