Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e “Sunny Hill Foundation”, prezente dhe Dua Lipa

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e “Sunny Hill

Kontrata për ndërtimin e Sunny Hill Foundation u nënshkrua ditën e sotme në Kosovë.

Këngëtarja Dua Lipa bashkë me babanë e saj Dukagjinin dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, e kanë bërë nënshkrimin e kësaj kontrate para mediave gjatë konferencës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Sunny Hill Foundation është duke krijuar një qendër të muzikës dhe artit në rajon në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës”, thuhet në webfaqen e Sunny Hill Foundation.

Festivali Sunny Hill tashmë ka nisur, pasi dyert janë hapur në orën 12:00 dhe do të vazhdojnë të jenë të hapura deri në 22:00.

Nga sot e deri më 7 gusht, artistë të mëdhenj të skenës botërore dhe yje shqiptarë do të kujdesen për peformancat elektrizuese para një numri të madh të adhuruesve të muzikës, raporton media kosovare.

Dua Lipa është shprehur shumë e emocionuar për festivalin “Sunny Hill” i cili mbahet në Kosovë.

“Faleminderit për suportin, për ndihmën dhe dashurinë që po na jepni çdo ditë që ne ta bëjmë një festival të tillë. Ndihem shumë krenare që jam këtu, që kam mundësi me e sjell performancën.

Kemi me u kënaq shumë sonte. Faleminderit shumë, po ndihem shumë mirë që në shtëpinë dhe vendin time me e bë një gjë të tillë”, tha këngëtarja me famë botërore," tha ajo.

EMISIONET