Në një anije mallrash, Greqia kap drogë me vlerë 33 milionë euro

Në një anije mallrash, Greqia kap drogë me vlerë 33

Policia greke kap një sasi të madhe droge në një anije mallrash në portin më të madh të vendit, në Pire.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, bëhet fjalë për rreth 4 tonë e 387 kg kanabis, me një vlerë tregu prej prej 33 milionë eurosh.

Sasia e drogës u zbulua në një anije që do të nisej drejt Sllovakisë pak ditë më parë, pas një operacioni sekret.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me DEA-n amerikane, shërbimi tatimor grek dhe anti-drogën e shtetit fqinj. Ndërsa raportohet se në operacion kanë marrë pjesë edhe shërbimet policore kundër drogës të Arabisë Saudite.

Anija ishte nisur nga Libani drejt Pireut më 14 prill dhe më 20 prill do të vijonte lundrimin drejt Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Hungarisë ndërsa destinacioni final mendohet se do të ishte Bratislava në Sllovaki.

Hetimet për drogën dhe grupin kriminal që mund të fshihet pas tij vijon ende.

 

EMISIONET