Dërgohet pa shenja jete dy vjeçari në Spitalin e Gjilanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2024, 13:40
Një fëmijë dy vjeçar të dielën është dërguar pa shenja jete në spitalin e Gjilanit të dielën.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
“Novobërdë 03.03.2024, 15:00. Është raportuar se në spitalin rajonal është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetim”, thuhet në raportin policor.