Ndërpritet koncerti në Athinë, plas keq sherri mes konkurentëve
Një skenë që për pak sa nuk ka tronditur ceremoninë e përvitshme të ndarjes së çmimeve “Mad Video Music Awards 22” ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi.
Protagonistët e sherrit ishin dy djem që u përleshën me njëri-tjetrin bashkë me rojet e tyre të sigurisë. Sherri degradoi aq shumë sa shkaktoi kaos e panik tek të pranishmit.
Αυτό είναι επίπεδο τον ουγκανον και της ουγκανικης κουλτούρας που δοξαζετε! #MadVMA22
— nap queen ???? (@OberlinMix) June 22, 2022
pic.twitter.com/LKQ9Huyhvk
Më konkretisht, sherri ka shpërthyer në rreshtat e parë të publikut, ku nga informacionet e para thuhet se bëhet fjalë për dy emra të njohur të skenës. Koncerti u ndërpre për rreth 15 minuta pasi gjendja filloi të qetësohej.
Megjithatë kjo zgjati vetëm për pak pasi djemtë filluan të ziheshin përsëri.
Në skenë ka qenë dhe këngëtarja Elena Paparizou, e cila i ka kërkuar publikut të qeteshet, ndërsa ka thirrur: “Jo dhunë”.
Nata pati të tjera surpriza pasi një këngëtare, Roula Koromila u lëndua dhe u desh dhënia e ndihmës së parë për të. Në një foto të publikuar ajo shihet e ulur në shkallët e skenës duke marrë ndihmën e parë.