Mitsotakis takon në Beograd Vuçiçin: Qëndrimi i Greqisë për Kosovën mbetet i pandryshuar
Kryeministri grek ndodhet në Beograd në një vizitë me ftesë të kreut të qeverisë Aleksandër Vuçiç. Mitsotakis i ka shprehur shqetësimin për situatën me Kosovën.
Qëndrimi i Greqisë për Kosovën mbetet i pandryshuar. Kështu është shprehur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në një konferencë të përbashkët për shtyp në Beograd, me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Mitsotakis deklaroi se ndërmjetësimi dhe dialogu janë mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve.
''Kjo do të ndihmonte ndjeshëm stabilitetin në rajon, që është synimi i të gjithë neve, ne po i ndjekim me shqetësim ngjarjet e muajve të fundit.''
Ndërkohë Kreu i qeverisë në Beograd Aleksandër Vuçic pas takimit me homologun e tij tha se me çështje e rëndësishme diskutimi ishte nxitja e “marrëdhënieve të mira dhe vëllazërore” mes dy vendeve.
''Një takim i mirë dhe i hapur me kryeministrin Mitsotakis, për të gjitha çështjet e rëndësishme, Serbia dhe Greqia ushqejnë marrëdhënie të mira dhe vëllazërore, ata gjithmonë kanë mbështetur integritetin territorial të njëra-tjetrës dhe besoj se kështu do të jetë edhe në të ardhmen.
Ai shtoi se Serbia është e vendosur të vazhdojë dhe të përshpejtojë rrugën e saj drejt integrimit evropian.
''Ne i jemi mirënjohës Greqisë për mbështetjen e saj për integrimin europian, është thelbësore për vendin tonë, thashmë e kuptoj që në Europë nuk janë gjithmonë të kënaqur me të gjitha lëvizjet tona, por edhe në Europë duhet të kuptojnë se edhe ne presim qartë sinjale mbështetjeje për Serbinë në rrugën e saj.''
Në kuadër të vizitës shtetërore-ekonomike, në Pallatin e Serbisë do të mbahet forumi ekonomik serbo-grek, i organizuar nga Dhoma e Tregtisë Serbe dhe me mbështetjen e Ambasadës së Greqisë.