​Ministri Sveçla: Aksioni në Veri në koordinim me ndërkombëtarët, askush mbi ligjin

​Ministri Sveçla: Aksioni në Veri në koordinim me

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka komentuar edhe deklaratën e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, se aksioni i sotshëm i Policisë së Kosovës në veri ishte i njëanshëm dhe i pakoordinuar.

Duke e konsideruar si qasje të gabuar, Sveçla tha se aksione të tilla ndodhin çdo ditë.

 “Sa i përket Borrellit, aksione të tilla kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal, ne kemi gati për çdo ditë. Dje Policia e Kosovës ka pasur një aksion jashtëzakonisht të suksesshëm ku është arrestuar një falsifikator i faturave të ndryshme me 17 vula të ndryshme falso. Nacionaliteti i tij është turk.

Tash a është dashur edhe ne dje ta lajmërojmë dikë apo të koordinohemi me dikë për aksionin tonë. Ky aksion ka qenë puro kundër kontrabandës që është një plagë që po kullon në financa për çdo ditë për shtetin dhe qytetarët e varfër të Kosovës.

Ai ka thënë një aksion unilateral, ne mund ta bëjmë një aksion multilateral është një polici është një doganë është një AKI është një KFOR i cili është njoftuar paraprakisht për kënd e ka pasur fjalën ainëse dikush mendon se ne duhet që të koordinohemi me Beogradin që të godasim ata të cilët Beogradi po i mbron në krim, atëherë mendoj që është një qasje e gabuar”, u shpreh Sveçla.

Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se operacioni i sotëm policor ka nisur gati një vit më parë, por ai deklaroi se ka dyshime për rrjedhje të informacionit.

Në operacionin e sotëm u arrestuan 8 persona dhe 10 të tjerë u shpallën në kërkim.

Janë konfiskuar mallra kontrabandë me vlerë qindra dhe mijëra euro.

Si rezultat i përplasjes me armë zjarri, granata dore dhe luftarake mbetën të plagosur 10 efektivë policie, jashtë rrezikut për jetën dhe një protestues, sipas policisë me precedent të mëparshëm penal për vjedhje të rëndë.

Po kështu u dëmtuan makinat e zyrtarëve të policisë. Disave iu vu zjarri dhe të tjera u goditën me mjete të forta.

EMISIONET