Ministri i Jashtëm grek reagon për situatën në Kosovë: Me interes për ne siguria dhe stabiliteti në rajon

Ministri i Jashtëm grek reagon për situatën në Kosovë:

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka folur për situatën në Kosovë pas zhvillimeve të djeshme në veri.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Dendiasi ka thënë se stabiliteti dhe siguria në rajon është diçka që është absolutisht me interes për diplomacinë greke.

“Stabiliteti dhe siguria në rajonin e gjerë të Kosovës është diçka që është me interes absolut për diplomacinë greke. Vendi ynë, si një bashkëbisedues i ndershëm në Ballkan, do të bëjë gjithçka për të lehtësuar këtë proces. Nuk më kujtohet sa herë, në dy vjetët e fundit, kam vizituar Prishtinën dhe Beogradin.

Po ashtu, siç dihet, Greqia merr pjesë në KFOR, forcën paqeruajtëse në Kosovë. Pra, ajo që kërkohet është respektimi i së drejtës ndërkombëtare”, është shprehur Dendiasi gjatë një konference me gazetarët në Vietnam, ku po qëndron në një vizitë zyrtare, raporton media kosovare.

EMISIONET