Mesazhe paqeje për Bajram në Kosovë, Kryemyftiu: Islami, fe hyjnore, nuk thërret për luftë

Në Prishtinë dhe në të gjitha xhamitë e Kosovës u fal namazi i Bajramit. Kryemyftiu i vendit nga Prishtina kujtoi simbolikën e Kurban Bajramit si shenjë sakrifice si dhe iu desh ta risillte në vëmendje misionin e islamit, që është paqja.

 

Mesazhe paqeje për Bajram në Kosovë, Kryemyftiu: Islami, fe

Besimtarët myslimanë në Kosovë kanë falur namazin e sabahut dhe Bajramit në të gjitha xhamitë e vendit.

Manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë ndërsa u përcollën mesazhe paqeje, solidariteti, harmonie dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, duke shprehur gëzimin për besimtarët kosovarë që patën mundësinë të shkonin haxh ka cilësuar edhe njëherë se islami është fe e paqes.

Festa e Kurban Bajramit simbolizon sakrificën e besimtarëve ndaj Zotit dhe të treguarit njerëzorë ndaj njëri-tjetrit.

Ndërsa bëri thirrje për të ndihmuar jetimët, kryemyftiu i Kosovës shpjegoi simbolikën e Kurban Bajramit sipas Kuranit.

Naim Tërnava u shpreh se është e padrejtë që disa popuj po përballen me luftë e shkatërrime ndërsa kujtoi se për të gjitha veprat do të jepet llogari para Zotit.

Bashkësia Islame e Kosovës prej orës 09:00 do të organizojë  pritjen tradicionale për festën e Kurban Bajramit gjatë së shtunës.

EMISIONET