Merkel në Ballkanin Perëndimor/ Osmani: Mesazh për pasaardhësit! Jemi peng i proceseve jo të mira në BE

Kancelarja gjermane Angela Merkel zgjodhi Tiranën për të dhënë 'mesazhet e lamtumirës' vetëm pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të vendin e saj, pas të cilave ajo ka deklaruar largimin pas 16 vitesh në krye të një prej shteteve më të rëndësishëm të BE-së.

Ndërkohë vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor e ka komentuar dhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut  Bujar Osmani .

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Osmani u shpreh se vizita e Merkel është një mesazh se cila rrugë duhet të ndiqet nga pasaardhësit e saj, për Ballkanin Perëndimor.

“Është takim përmbyllës i Merkel me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në një mënyrë edhe për të bërë një retrospektivë të sukseseve të kontributit të saj. Dhe për të dhënë mesazhin që kjo është rruga që duhet të ndiqet edhe pas mandatit të saj. Ne jemi dëm kolateral, por edhe peng i proceseve jo të mira që po zhvillohen në BE, në dinamikat e brendshme e të vendeve anëtare.

 Maqedonia ka qenë e para që ka filluar rrugëtimin në rajon, kemi nënshkruar disa marrëveshje disa muaj para Kroacisë. Shteti ynë ka kaluar vështirësi në rrugëtimin e Evropian. Vetoja e Bullgarisë është e pakuptimtë, për perspektivën evropiane.

Ajo që gjithëve na ka mbajtur bashkë është që një ditë të bëhemi pjesë të BE-së. Është e rëndësishme vizita e kancelares për të dhënë një mesazh edhe pasardhësve të saj.”

EMISIONET