Pakti detar, Athina shpreson që marrëveshja në Hagë të mbyllet para zgjedhjeve në pranverë

Greqia është investuar seriozisht për t’u zgjeruar me 12 milje në det. Athina zyrtare shpreson që marrëveshja në Hagë të konkludohet përpara zgjedhjeve të pranverës. Delegacioni grek dje është takuar me përfaqësues të opozitës të cilët nuk bëhen publikë. Ndërkohë që koordinatat janë përcaktuar nga dy palët që javën e kaluar.

Pakti detar, Athina shpreson që marrëveshja në Hagë të

Mediet greke kanë analizuar takimin Rama-Micotaqis në 6 dhjetor me marrëveshjen e mbetur pezull për detin.

Mediet helene shkruajnë se topi tashmë ngelet në zonën e Shqipërisë të cilët duhet të tejkalojnë procesin që sipas tyre aktualisht është vetëm politik.

Për këtë edhe pse nuk është bërë asgjë publike, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias u kujdes që të takohej me përfaqësues të opozitës, të cilët po ashtu janë të rëndësishëm.

Athina zyrtare vlerëson Bajram Begajn si më konstruktiv se pasardhësi i tij Meta e për këtë arsye nuk presin që të hasin probleme në institucionin e Presidencës.

Sipas analizave të Athinës, ka një vullnet nga lidershipi shqiptar, veçanërisht nga ana e kryeministrit Rama.

Nëse kjo ekziston, çështja mund të përfundojë brenda muajve të ardhshëm dhe sigurisht përpara zgjedhjeve të përgjithshme të caktuara për në pranverën e ardhshme.

Zgjerimi i Greqisë në det brenda kësaj periudhe do të ishte një mundësi e mirë për Micotaqis për të korrur vota.

Sipas informacioneve të medies Protothema.gr, kryediplomati grek Nikos Dendias dhe homologia e tij Olta Xhaçka kanë rënë dakord për koordinatat e zonës së diskutueshme të premten e kaluar.

Shqipëria dhe Greqia janë pajtuar që mosmarrëveshjet rreth delimitimit të kufirit detar të marrin zgjidhje përfundimtare në Gjykatën Ndërkombëtare.

EMISIONET