Marrëveshja Vuçiç - Kurti, Reuters: Nuk parashikohet njohja, vetëm normalizimi i marrëdhënieve

Marrëveshja Vuçiç - Kurti, Reuters: Nuk parashikohet njohja,

Bashkimi Evropian ka hartuar versionin e ri të planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi me një afat kohor të qartë të veprimeve. Lajmin e bën të ditur Reuters e cila i referohet një diplomati të Bashkimit Europian.

Projektpropozimi iu dërgua të dy palëve të hënën, tha diplomati, duke folur në kushte anonimiteti, raporton Reuters.

Propozimi përmban një aneks “me një kalendar të qartë veprimesh – kur dhe si duhet të ndodhin ato”. BE pret që dy palët të arrijnë një marrëveshje përfundimtare në më pak se një vit.

“Nuk është njohje e plotë…, por është një normalizim i plotë i marrëdhënieve”, tha diplomati.  Edhe shefi i politikës së jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka konfirmuar në samitin BE Ballkan  se dy paleve u është dorëzuar drafti i ri i propozimit, bazuar në planin e njohur si “franko-gjerman”.

Sipas tij Kosova dhe Serbia “duhet të vazhdojnë angazhimin konstruktiv e të fokusohen në progres të pakthyeshëm drejt normalizimit”.

Dy shtetet u angazhuan qe në vitin 2013 për një dialog të ndermjetesuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet e hapura, por deri më tani është bërë pak përparim. Marrëveshja me Kosovën mbetet një nga parakushtet kryesore për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç thanë se mbeten të përkushtuar ndaj një dialogu të sponsorizuar nga BE-ja.

EMISIONET