Maqedonci: Raketat Javelin së shpejti në inventarin e FSK-së

Maqedonci: Raketat Javelin së shpejti në inventarin e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës shumë shpejtë do t’i ketë në inventarin e saj raketat amerikane Javelin.

Ai tha se kësti i parë i pagesës është bërë në muajin mars, derisa kësti i dytë do të ekzekutohet deri në fund të këtij viti.

Ministri Maqedonci duke folur për kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ndaj Kosovës, tha se të njëjtat nuk janë diçka të re, mirëpo institucionet e sigurisë janë vigjilente dhe të përgatitura.

Sa i përket funksionalizimit të aeroportit të Gjakovës, Maqedonci tha se i njëjti është funksional, mirëpo sipas tij parashihen investime të mëtutjeshme për përmbushje ne nevojave operacionale të FSK-së. /KosovaPress/

EMISIONET