“Lufta” për dinarin, Krasniqi: Fjalimi i Vuçiç në OKB ishte i ndyrë! Në Kosovë e Serbi s’ka vullnet për të realizuar marrëveshjet

Për studiuesin Milazim Krasniqi, seanca e jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit në OKB të thirrur nga Serbia për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, për heqjen nga përdorimi të dinarit serb në territorin e vendit është një seancë e dëmshme për vetë Kosovën.

Në studion e lajmeve në “Ora News”, Krasniqi theksoi se ka rikthyer në vëmendje Rezolutën 1124, duke e prezantuar Kosovën si një krizë ndërkombëtare dhe potencialisht shpërthyese.

“Dhe po ashtu, i ka dhënë një shans armiqve të Kosovës, Rusisë dhe Kinës që të shpërthejnë në helm dhe vrer ndaj Kosovës duke e akuzuar atë për dhunë ndaj serbëve.

Po ashtu i ka vënë në pozitë edhe aleatët e Kosovës duke u gjendur përballë kësaj situate, ndaj i ka detyruar ata që të kërkojnë tërheqjen e vendimit.

Nga ana tjetër, fjalimi i Vuçiçit ishte një fjalim i ndyrë ndaj Kosovës dhe ishte plotësisht identike me matricën e viteve ’90-të, ndërsa i Kurtit ishte korrekt, por që gjithsesi ishte një seancë e dëmshme për Kosovën”, u shpreh profesori Milazim Krasniqi

EMISIONET