Vendoret e 17 tetorit, Sadi Bexheti rikthehet për të marrë Tetovën, në garë edhe 4 shqiptarë

Në 17 tetor zgjedhje lokale nuk do të zhvillohen vetëm në Kosovë por edhe Maqedoninë e Veriut.

Profesori universitar, Sadi Bexheti, nga PDSH rikandidon për kreun e komunës së Tetovës.

Bexheti: Kam qenë kryetar komune në vitet 2009-2013, ndërsa Rektor i Universitetit të Tetovës 2006-2009. Nga Rektor kam kandiduar.

Në një lidhje me skype për Rtv Ora, dy ditë nga mbarimi i fushatës, Bexheti thotë se Tetova është lënë në harresë dhe kaos të plotë.

Bexheti: Tetovën e ka lënë menaxheri i Tetovës, kryetari aktual i komunës, për fat të keq nuk është interesuar shumë. Një pjesë të fajit u takon dhe qytetarëve të papërgjegjshëm. Kontrolli duhet më i madh në qytet.Të rregullojmë komunikacionin, parkingjet për qytetin, furnizim me ujë të pijshëm, parqe të gjelbërta, të rregullohet Kodra e Diellit, decentralizimi i pushtetit qëndror, të depolitizohen shkollat e mesme dhe fillore.

Janë 5 shqiptarë që kandidojnë për Tetovën dhe parashikohet një garë e ngushtë për shkak edhe të fragmentarizimit të votës.

Bexheti: Gjithmonë në Tetovë kemi balotazh. Janë katër kandidatë politikë dhe një i pavarur.

EMISIONET