Lajçak paralajmëron nga Prishtina: Më pak mbështetje për palën që refuzon propozimin evropian

Lajçak paralajmëron nga Prishtina: Më pak mbështetje

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar sonte në Prishtinë se partia që refuzon propozimin evropian do të përballet me ulje të mbështetjes.
Lajçak, në një intervistë për Kljan TV, është pyetur se çfarë ndodh nëse njëra palë e refuzon propozimin dhe ka thënë se atëherë bashkësia ndërkombëtare do ta zvogëlojë mbështetjen për atë palë dhe do ta rrisë atë për palën tjetër, raporton Reporteri.net.

“Atëherë komuniteti ndërkombëtar duhet të përgjigjet në mënyrën e duhur dhe do të mbështesë më shumë njërën palë, ose do të zvogëlojë mbështetjen për palën tjetër”, sqaroi ai në emisionin “Rubikon”.

Më tej, ai tha se procesi i dialogut është mision thelbësor i bashkësisë ndërkombëtare.

“Ky proces është kryesisht në fokusin e komunitetit ndërkombëtar. Misioni i të premtes së kaluar ishte vërtet i vështirë, SHBA-të, BE-ja dhe tre vende nuk do të kishin ardhur këtu kot”, shpjegoi Lajçak.

Ai shtoi se kur të dyja palët të thonë se janë të gatshme të pranojnë propozimin evropian, do të mblidhen në një takim të përbashkët.

“Këto bisedime i zhvillojmë veçmas me palët, por kur i bashkojmë, sigurisht presim që ta pranojnë planin, ta nënshkruajnë dhe sigurisht ta zbatojnë”, nënvizoi Lajçak.

EMISIONET