Kuvendi rrëzon Gjukanoviç/ Shumica e deputetëve kundër kërkesës së presidentit të Malit të Zi

Mendimi i presidentit malazez për të shkurtuar mandatin e Kuvendit nuk ka gjetur mbështetje nga shumica parlamentare në Mal të Zi. Shumica e deputetëve kanë rrëzuar nismën e presidentit Gjukanoviç.

Kuvendi rrëzon Gjukanoviç/ Shumica e deputetëve kundër

Kuvendi malazez nuk do të diskutojë për propozimin e presidentit Millo Gjukanoviç në lidhje me shkurtimin e mandatit të Kuvend.

Që propozimi të kalonte në Kuvend do të kërkonte miratimin e rendit të ditës në Komisionin e Ligjeve.

Pro tij votuan 39 deputetë, ndërsa 41 ligjvënës ishin kundër.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Presidenti malazez kërkonte shkurtimin e mandatit të Kuvendit me arsyetimin se nuk ka kushte për t’ia besuar mandatin për formimin e qeverisë Miodrag Lekiç i cili ishte në figurë konsensuale nga shumica e vjetër parlamentare që doli nga zgjedhjet e 2020.

Sipas kreut të shtetit mosdhënia e mandatit për Lekiçin do t’i hapte rrugën përshpejtimit të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Zoti Gjukanoviç megjithatë ka edhe një as nën mëngë.

Ai ka sqaruar më herët se autoriteti i presidentit i lejon që të ndërmarrë edhe një vendim që mund ta nxirrte vendin nga kriza politike.

Ajo sipas Gjukanoviç do të konsistonte në shpërndarjen e parlamentit.

EMISIONET