Kurti: Vuçiç e Beogradi financojnë strukturat kriminale për të bërë trazira në Kosovë. Gati të shkoj në Bruksel nëse na thërrasin

Kurti: Vuçiç e Beogradi financojnë strukturat kriminale

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh i gatshëm për të takuar shefin e diplomacisë Borrel nëse ai do t’I thërrasë në Bruksel së bashku me presidentin serb Vuçiç

Kurti akuzon presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe Beogradin se po financon strukturat kriminale në veri të Kosovës për të bërë trazira në Kosovë.

“Me presidentin e Serbisë ishte dashur të takohemi më 19 korrik por ai ka kërkuar të shtyhet për në fund të gushtit. Mbase ka qenë i zënë duke përgatitur atë që ndodhi dje. Unë kam shprehur gadishmërinë time që kur të na thërrasë shefi i diplomacisë Borrel do të shkoj në Bruksel. Një ftesë të tillë deri në këtë moment nuk e kemi.

Ne jemi për dialog të përgatitur mirë dhe balancuar drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve të përqëndruar në njohjen reciproke. Ne kemi qenë konstruktiv për dialog për marrëveshje.”

 

Kur konsiderohen të hequra barrikadat?

Albin Kurti: Barrikadat do të konsiderohen se janë hequr kur të hiqet dhe barrikada e fundit. Nëntë janë vendosur dhe presin të hiqen gjatë ditës së sotme, kur të hiqen barrikadat dhe të happen Bërnjaka dhe Jarinja atëherë. Do të jetë policia e Kosovës që do të konfirmojë, atëherë dokumentet e hyrje dalje në pikat kufitare me Serbinë shtyhen deri më 1 shtator" 

 

EMISIONET