Kurti takohet me zyrtarin e SHBA, Sullivan: Mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje Kosovës-Serbisë

Kurti takohet me zyrtarin e SHBA, Sullivan: Mbështesim dialogun e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan.

Në takim, Kurti ritheksoi se dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të jetë parimor, që respekton barazinë e palëve në bisedime dhe që në qendër të marrëveshjes ka njohjen e ndërsjellë.

Kurti është shprehur se qeveria e tij është e vendosur se kushtetutshmëria, integriteti territorial, sovraniteti dhe ligjshmëria të ngelen të pacenuara.

Në takim u bisedua edhe për rreshtimin e Kosovës me ShBA-në dhe botën demokratike në dënimin e invazionit ushtarak rus dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Jake Sullivan shprehu mirënjohjen për ndihmën e ofruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për refugjatët afganë dhe për strehimin e përkohshëm të tyre në Kosovë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë së Kosovës.

Ndërsa kurti gjatë takimit ka thënë se Kosova është e përgatitur për të thelluar partneritetin e bazuar mbi vlerat e përbashkëta me ShBA-në dhe është e përkushtuar në rrugën e saj të integrimit më BE si dhe përfshirjen sa më të shpejtë në Programin e Partneritetit për Paqe, si hap i parë drejt anëtarësimit në NATO.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, bëhet e ditur se Sullivan shprehu mbështetjen e ShBA-së për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizmit mes Kosovës e Serbisë si dhe nevojën për përparim në çështjet kyçe të pazgjidhura.

 

EMISIONET