Kurti reagon për sulmin në Ujman: Bandat kriminale janë barrikaduar kundër policisë së Kosovës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas sulmit me armë ndaj Policisë së Kosovës në liqenin e Ujmanit, e cila ishte duke vendosur një barkë patrulluese.
Kurti shkruan në Twitter tha se kjo është hera e dytë në një javë që Policia e Kosovës po sulmohet nga bandat kriminale në vëri të Kosovës.
Kurti: Rreth 10 të shtëna pati në drejtim të Policisë Kufitare që po vendoste një varkë patrullimi në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës.
Fatmirësisht, shpëtuam nga pasojat me viktima dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë. Sot, rrugët janë pa barrikada. Por, bandat kriminale vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe luftës sonë kundër krimit të organizuar.
Around 10 shots were fired today at Border Police embarking on a boat patrol on Lake Ujmani. This is the second time in less than a week that Kosova Police have been attacked by criminal gangs in the northern part of our territory, just six days after Sunday's incidents.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 6, 2022