Kurti në Parlamentin Evropian: Kosova të antarësohet në KiE dhe BE
Gjatë vizitës së tijë në Strasburg, kryeministri I kosovës kërkon mbështetjen e PE-së për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe BE. Ndërsa Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë komenton planin e BE-së për dialogun. Ai thotë se nuk ka marrëveshje më të mire.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në një takim me eurodeputetë në Strasburg, ku ka kërkuar nga Parlamenti Evropian anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe BE.
Kryeministri u takua me perfaqësues nga Austria, nga Gjermania, Kroacia, Sllovenia, dhe Sllovakia. Shefi i Qeverisë, Kurti, ka njoftuar deputetët evropian për zhvillimet e fundit në vend, arritjet kryesore të qeverisë, sukseset në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, dhe për përmirësimet në indikatorët demokratikë dhe ekonomikë, të evidentuara edhe në raportet ndërkombëtare. Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian.
“Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e përkrahjes së Parlamentit Evropian në trajtimin sa më të shpejtë të aplikimeve të Kosovës dhe mbështetjes përgjatë gjithë rrugëtimit integrues. U folë edhe për takimin e 18 marsit në Ohër, mundësitë që paraqet dhe pritjet nga ai takim”, thuhet në njoftim.
Në anën tjetër Eurodeputetët dhanë vlerësimin e tyre pozitiv dhe shprehen mbështetjen e plotë ndaj reformave të qeverisë, përparimit demokratik, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit. Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë komenton planin e BE-së për dialogun duke thënë se nuk ka marrëveshje më të mirë.
“Së fundmi, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kosova është renditur e para në Ballkanin Perëndimor me rritjen më të madhe të të hyrave tatimore mes vitin 2020-2022, dëshmi e formalizimit të ekonomisë, mbledhjes së borxheve dhe e gatishmërisë së qytetarëve dhe bizneseve që të paguajnë tatime. Teksa është ngritur për 20 vende në dy vitet e fundit në indeksin e perceptimit të korrupsionit sipas Transparency International”, thuhet në komunikatë.
Kurti po qëndron në Strasburg për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE-në. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, Fitore Pacolli Dalipi, Jeta Statovci, dhe Armend Muja.