Kurti në konferencën me Stoltenberg: Kosova ka një vizion të qartë, do të jetë pjesë e NATO-s

Kurti në konferencën me  Stoltenberg: Kosova ka një vizion

Kryeministri, Albin Kurti, ia shprehu sërish synimin  Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, që Kosova të jetë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Në konferencën e përbashkët ai tha se falë KFOR dhe NATO-s, FSK ka arritur të ketë sot përgatitje të madhe me kapacitete.

Kurti: Kontributi i NATO-s për themelimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Forcave të Sigurisë së Kosovës ka qenë një histori ekzemplare. Falë bashkëpunimit me KFOR dhe këshillat profesionale që ka dhënë NATO FSK ka arritur të ketë sot përgatitje të madhe me kapacitete.

Të gjitha janë zhvilluar në kuadër të NATO-s dhe për të qenë operacionale. Jemi gati dhe duam të kontribuojmë për çdo operacion të NATO-s me të gjitha kapacitetet që kemi. Ne kemi një vizion të qartë dhe duam të jemi pjesë e NATO-s. Kosova do që të jetë një rajon sa më tq qetë dhe të sigurt.

Pyetjes nëse janë njësoj përgjegjëse Kosova dhe Serbia për tensionet në veri, Kurti i dha këtë përgjigje.

Kurti: Në një anë keni shtetin demokratik të Kosovës dhe policinë profesionale dhe në anën tjetër keni struktura ilegale të Serbisë që kanë ngritur barrikada. Në këtë sens s’mund të ketë tolerim për krimin e organizuar. Policia jonë ka ndërmarrë 39 operacione ku kanë arrestuar dhjetëra kriminelë të grupeve kriminale, të të gjitha komuniteteve. Policia jonë nuk i zgjedh kriminelët në bazë të përkatësisë së tyre etnike. Neve na nevojitet përkrahja nga BE dhe NATO dhe nga shtetet perëndimore.

Ndërsa Sekretari Stoltenberg risolli në vëmendje se NATO në Kosovë është prezent me mbi 4 mijë trupa në Kosovë, prezenca më e madhe e NATO-s jashtë saj.

Stoltenberg: NATO është në Kosovë me mbi 4 mijë trupa kjo demonstron angazhim për paqe dhe stabilitet në Kosovë. Ne do të përmbushim mandatin e OKB-së në Kosovë. Pjesëtarët e NATO-s janë të pajisur dhe të ushtruar mirë. Ne kemi dëshmuar që ne mund rrisim patrullimet në veri dhe të rrisim numrin e pjesëtarëve. Veprimet tona do të jenë proporcionale dhe do të bëjmë çfarë është e mundur që të parandalojmë eksalimin e situatës.

EMISIONET