Kurti mbërrin në Ohër, të shtunën takohet me Vuçiç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2023, 19:30
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Ohër.
Të shtunën, më 18 mars, do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, me të cilin do të diskutojnë për planin franko-gjerman, që parasheh normalizim të raporteve mes të dyja vendeve.
Kurti dhe Vuçiç tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.
Ndërsa, përveç tyre pjesëmarrës do të jenë edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, si dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.