Kurti-Lajçakut: Në dialog Kosova është palë e barabartë dhe jo temë

Kurti-Lajçakut: Në dialog Kosova është palë e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Miroslav Lajçak, është shprehur se në dialogun me Serbinë Kosova është palë e barabartë.

Kurti theksoi se duhet të pranohet realiteti, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke.

Po ashtu, Kurti konfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e BE-së, dhe perspektivën evropiane të rajonit.

Kurti: Në dialog Kosova është palë e barabartë, dhe jo temë, duhet të pranohet realiteti dhe të jemi në shërbim të qytetarëve të të dy vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke.

Kryeministri Kurti konfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e BE-së, dhe perspektivën evropiane të rajonit.

Ndërsa Lajçak para gazetarëve theksoi se është duke punuar për të caktuar një takim të radhës të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel, por nuk ka përmendur ndonjë datë të saktë.

EMISIONET