Kurti: Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Kurti: Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid.

Kurti i bëri komentet në një mbledhje të Qeverisë të premten, ku u miratua edhe programi qeverisës 2021-2025.

"Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë", tha Kurti.

Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se, Kurti është shprehur se në dialog me Serbinë hynë vetëm për një marrëveshje që siguron njohje reciproke.

"Do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur e të barabartë me Serbinë, me marrëveshje të njohjes reciproke."- tha ai. 

EMISIONET