“Kurti dëshiron të rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin”, Talat Xhaferi i përgjigjet Vuçiçit

“Kurti dëshiron të rrëzojë nga pushteti Ali

Kryeministri i Maqedonisë e Veriut, Talat Xhaferi, ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po përpiqet ta shkarkojë nga pushteti BDI-në dhe Ali Ahmetin.

Xhaferi tha se ndërhyrjet nga jashtë janë të shumta, ndërsa theksoi se janë tendencë kundër BDI-së dhe kanë për qëllim të dëmtojnë shqiptarët në Maqedoni.

“Fakti i ndërhyrjeve nuk mund të përkufizohet vetëm te Vuçiçi, fatkeqësisht ka mjaft ndërhyrje siç mund ta ndiqni nga mediat.

Është tendencë e koordinuar kundër BDI-së, por jam i bindur që qytetarët mund t’i definojnë qartë këto elemente dhe kjo është propagandë gjoja kundër BDI-së, por në esencë është kundër arritshmërive të shqiptarëve si popull këtu.

Ajo që propagandohet se gjoja po na dilka zot Vuçiçi, mendoj se e kanë të qartë edhe fëmijët në djep se cili është qëllimi i fundit i kësaj përpjekje” – tha Talat Xhaferi.

EMISIONET