Kurti: “Ballkani i Hapur” për korrupsionin, tendencë e Vuçiç për hapje të Ballkanit ndaj Rusisë e Kinës

Kurti: “Ballkani i Hapur” për korrupsionin, tendencë e

Nisma “Ballkani i Hapur“, që sipas liderëve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së veriut ka për qëllim të krijojë një treg të përbashkët për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, sipas kryeministrit të Kosovës Albin Kurti krijon një Ballkan të hapur për ndikimet nga Rusia dhe Kina.

“Ballkani i Hapur" ngjan më shumë si Ballkan i Hapur për ndikimet nga Lindja, sidmos nga federate ruse por edhe nga Kina.”- shprehet Kurti. 

Sipas Kurtit, kjo nismë duhet të shoqërohet edhe me ballafaqimin me të kaluarën të Serbisë që ka shkaktuar katër luftëra në dekadën e fundit të shekullit 20.

“Tregu i përbashkët duhet patjetër të shoqërohet me ballafaqimin me të kaluarën, demokratizimin me vendet tona dhe sundimin e ligjit.”- shton ai. 

Kosova e ka konsideruar iniciativën të rrezikshme dhe si ide për një Jugosllavi të re, e cila e devijon rajonin nga shinat e integrimit europian. Por kjo ide është mohuar nga presidenti serb Vuçiç në një shkrim të tijin për gazetën „Politika“.

“Kjo nuk është një politikë që ka për qëllim të rilindë Jugosllavinë dhe unë nuk e mbaj mend që Shqipëria të  ketë qenë pjesë e Shqipërisë. Edhe themeluesit e BE e dinin që mund 2 kapërcenin vështirësitë historike vetëm nëse do të fillonin lidhjet nëpërmjet ekonomisë."- shprehet ai. 

Nisma "Ballkani i Hapur" zëvendëson nismën e mëparshme të Minishengenit Ballkanik dhe pritet t'i japë efektet e para nga 1 janari i vitit 2023 për pikat e dakordësuara mes palëve.

EMISIONET