Presidenti Begaj nuk i shkon në zyrë, Abdixhiku i LDK refuzon takimin

Presidenti Begaj nuk i shkon në zyrë, Abdixhiku i LDK refuzon takimin

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka nisur vizitën e tij në Kosovë, që është edhe vizita e parë zyrtare e kreut të shtetit i cili morën detyrën me 24 korrik të këtij viti.

Në axhendën e dërguar nga zyra e shtypit të Begajt, veç takimit me krerët e lartë të shtetit, parashikohet edhe takime me krerët e të gjithë partive të opozitës të martën e datës 16 gusht.

Sipas axhendës në orën 09:35 të të datës 16 gusht Begaj duhet të takohej me kryetarin e Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Por, burime për Ora News në Kosovë saktësuan se kreu i LDK-së Abdixhiku ka refuzuar takimin me Begajn dhe arsyeja ka qenë vendi i takimit.

LDK kërkoi që Begaj dhe Abdixhiku të takohen në selinë e partisë së tyre dhe jo në kuvend.

Kjo u konfirmua dhe në një reagim nga zyra e shtypit të LDK-së për Ora News.

"Lidhja Demokratike e Kosovës shprehë keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me Presidentin e ri të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë.

Për dallim nga krerët insitucional paraprak të Shqipërisë, Presidentët e shkuar, Kryeminisrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, Presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qëndrore të saj.

Ndonëse nuk e kuptojmë refuzimin e tillë dhe shprehim njëkohësisht habinë për një qasje të pazakontë, konsiderojmë si mundësi të humbur takimin me Presidentin Begaj; të cilit i urojmë suksese në përfaqësimin më dinjitoz të Republikës së Shqipërisë.

LDK ka selinë e vet dhe ajo mbetet e hapur për çdo zyrtar të shtetit shqiptar - siç ka qenë përherë".

Presidenti Begaj nuk i shkon në zyrë, Abdixhiku i LDK refuzon takimin

EMISIONET